BE-ja nuk do të shpërbëhet

Bashkimi Evropian nuk do të shpërbëhet dhe do të ketë rolin e rëndësishëm në skenën botërore deri në vitin 2030.

Kështu është vlerësuar në një raport të Këshillit Informativ Kombëtar të SHBA-ve, ku janë shpalosur dhe parashikuar tre skenarë të mundshme për BE si: dobësimi në planin ekonomik dhe reformat strukturore, kolapsi dhe rilindja.

Në raportin e titulluar “Trendet globale 2030: Botërat Alternative” nënvizohet se në aspektin politik dhe ekonomik në Evropë ardhmëria e BE-së është shumë e pasigurt.

“Madje nuk ekziston konsensus për formën dhe rolin e ardhshëm të rajoni, dhe ekspertët dakordohen se nuk do të jetë një Evropë e sotme”, thuhet në raport.

Në raportin 160 faqesh nënvizohet se ekonomia evropiane, përveç krizës aktuale në eurozonë përballet edhe me probleme të mëdha strukturore. Një shqetësim në vendet e BE-së është mungesa e aktiviteteve për hulumtime dhe zhvillim si dhe shqetësim për rritjen e shkallës së popullsisë së plakur dhe papunësisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button