Elefantët shpëtojnë nga ngordhja në Siberi duke pirë vodka

Dy elefantë kanë shpëtuar nga i ftohti vdekjeprurës në Siberi duke pirë vodka, bënë të ditur autoritetet ruse.

Sipas BBC, kafshët u nxorën në të ftohtë pasi trajleri ku po transportoheshin mori flakë. Elefantët me moshë 45 dhe 48 vjeçare gati sa nuk ngrinë nga temperatura -40 gradë. Por ata u ngrohën pasi konsumuan vodka të përzier me ujë të ngrohtë. “Ata nisën të vrumbullojnë sikur ishin në xhungël. Ndoshta ishin të lumtur,” tha një zyrtar. Elefantët, që i përkasin një cirku polak, po ktheheshin pas një turi në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button