Skadoi afati i premtuar nga Arifi, procedura për pesë autobusët ende në pikën zero

Një ditë para vitit të ri 2020, kryetarja e Komunës së Tetovës premtoi që në muajin janar do të filloj prokurimi i pesë autobusëve për këtë qytet, mirëpo kaloi edhe muaji shkurt. Jemi në muajin mars kurse nga Komuna e Tetovës na informuan që prokurimi publik për furnizim ende nuk është hapur, njofton Portalb.mk.

Përgjigjja të cilën e morëm nga Komuna e Tetovës një muaj më herët nuk dallon aspak nga ajo e ditës së sotme.

Sipas zëdhënësit të kësaj komune, procedura për prokurimin e pesë autobusëve ende nuk është hapur dhe se po bëhen përgatitjet e fundit për këtë.

“Në ketë fillim vit është nënshkruar kontrata mes Komunës se Tetovës dhe Bankës Botërore për furnizim me 5 autobusë te rinj, momentalisht procedura është në fazën e përgatitjes së dokumentacionit tenderik” thane nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk

LEXO:Arifi: I kemi siguruar mjetet, Tetova shumë shpejtë do të ketë pesë autobusë

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar. 

Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës (Foto: Arbnora Memeti)
Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës

Të njëjtin premtim, Arifi e dha një konferencë për shtyp e dha 1 ditë para vitit të ri 2020, ku sipas të cilës të gjitha dokumentacionet për furnizimin e Tetovës me pesë autobusë janë kryer, dhe se prokurimi i tyre pritej të bëhet në fund të muajit janar.

“Kemi siguruar mjete nga banka botërore prej 72 milion e gjysmë denarë për furnizim me pesë autobusë për ndërmarrjen e transportit publik, dëshiroj të ju informoj se dje nga Ministria e Financave na është dërguar marrëveshja për ta nënshkruar kontratën dhe fillimin e procedurave për prokurimin e autobusëve. Sipas kësaj siç janë duke shkuar punët, mendojmë se në janar mund të fillojmë procesin e prokurimit të këtyre pesë autobusëve” tha Teuta Arifi me datë 30.12.2019.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button