Izrael, partia e Netanyahut kryeson zgjedhjet

Sipas sondazheve dalëse të hënën vonë, Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu do të fitojë zgjedhjet e treta të përgjithshme të vendit brenda një viti me 37 vende deputeti, raporton Anadolu Agency (AA).

Blloku i udhëhequr nga Netanyahu ka siguruar 60 vende në Knesset (Parlamenti i Izraelit), dhe i duhet një më shumë për të formuar qeverinë, sugjeruan sondazhet dalëse.

Më shumë se 6.4 milionë votues kishin të drejtë të votonin në zgjedhje, ku 30 lista zgjedhore garuan për 120 vende në parlament.

Rezultatet paraprake pritet të shpallen sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button