MPB: Qytetarët t’i marrin letërnjoftimet në zonat rajonale

Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), sot i ka ftuar të gjithë qytetarët që të shkojnë në zonat rajonale ku kanë aplikuar për letërnjoftime të reja dhe t’i marrin këto dokumente për identifikim personal. Bëhet fjalë për letërnjoftime që janë shtypur, dhe të cilat presin në sirtarët e zyrave të MPB-së, pasi që qytetarët ende s’kanë shkuar t’i marrin, njofton Portalb.mk.

“Mbi 35.000 letërnjoftime të cilat në periudhën e kaluar janë përpunuar presin që qytetarët t’i marrin”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Përskaj reagimit nga MPB, edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përpara disa ditëve kanë dërguar apel deri te qytetarët që t’i marrin letërnjoftimet, që të kenë mundësi ta realizojnë të drejtën e votimit.

Derisa 35.000 qytetarë nuk i marrin letërnjoftimet, disa mijëra qytetarë në periudhën e kaluar janë në procedurë për nxjerrjen e letërnjoftimeve dhe presin që të vijnë formularët e rinj që të përgatiten dokumentet e tyre për identifikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button