Një i mitur gurëzoi autobusin, lëndohen dy udhëtarë

Pesëmbëdhjetë vjeçari J.N nga Shkupi mbrëmë ka gurëzuar autobusin privat me numër 52 dhe lëndoi dy udhëtarë, informojnë nga MPB.

Incidenti ndodhi rreth orës 19:39. Autobusi qarkullonte nga lagjeja Kaponia drejt fshatit Petrovec të Shkupit, kur J.N hodhi një gur të madh drejt autobusit.

Guri theu xhamin dhe përfundoi tek dy udhëtarët që ishin ulur përball dritares. Me automjet të ndihmës së shpejtë, të lënduarit janë lënduarit janë transferuar në spitalin e qytetit të Shkupit. I mituri është kapur nga policia. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button