Pendarovski: Për momentin nuk është regjistruar numër i madh i emigrantëve ilegal

Presidenti dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, sot i vizitoi pozicionet e Armatës, të stacionuar në kufirin jugor të shtetit tonë, njofton Portalb.mk.

Pendarovski theksoi se për momentin nuk është regjistruar numër i madh i emigrantëve ilegal, përveç të zakonshmëve për këtë periudhë të vitit dhe shtoi se nuk pret valë të re të emigrantëve të cilët nga Greqia fqinje do të hynin në Maqedoninë e Veriut. Por, edhe nëse ndodh ajo, ashtu siç tha ai, të gjitha institucionet kompetente janë të përgatitura.

“Organet shtetërore në bazë ditore i ndjekin ndodhitë këtu, kemi edhe në bazë ditore këmbim të shërbimeve partnere, praktikisht në bazë ditore ka edhe takime me komitetin menaxhues në Qendrën për Menaxhim me Kriza ku çdo institucion kompetent ka përfaqësues të saj, përfshirë edhe Kabinetin e Presidentit. Sipas ligjit, është aktivizuar edhe organi i ri për koordinim të shërbimeve të cilat gjithashtu kanë vlerësime ditore, analiza ditore. Prej përpara dy ditëve, nuk mundem të flas për numra, pasi që ato janë informata të klasifikuara, megjithatë e kemi rritur. Jo në pritje të ndonjë vale të re të emigrantëve, megjithatë në pritje të asaj që eventualisht mund të ndodh, të mos na gjejë të papërgatitur. E di se e njëjta ndodh edhe në njësitë e të punësuarve në MPB”, tha Pendarovski.

Njëkohësisht, ashtu siç shtoi presidenti, trysnitë e emigrantëve tani janë në kufirin greko-turk dhe se vala e emigrantëve ngjan në atë të viteve 2015-2016.

Në kufirin jugor, gjegjësisht në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, presidenti Pendarovski e vizitoi edhe pikën 59. Në valën e fundit të emigrantëve në vitet 2015/16 në këtë kufi përveç hekurudhës, ishte fluksi më i madh i emigrantëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button