Dëshmitarja Remzie: Alimi dhe Guri i vodhën procesverbalet e votimit, pastaj i kthyen

Me lidhje telefonike prej gjykatores në Gjermani, dëshmitari kyç, Remzie Bislimova, e cila jeton dhe punon në këtë shtet, në gjykimin “Titanik 3” ka dëshmuar se të akuzuarit, Ejup Alimi dhe Ismet Guri në zgjedhjet lokale në Çair i kanë vjedhur proces verbalet e votimit, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Bislimova nën betimit dhe me përkthyes gjyqësor në Gjykatën Themelore të Shkupit i është përgjigjur pyetjeve të prokurores Fatime Fetai. Ajo ka qenë anëtar i Komisionit Zgjedhor në Çair ku sipas akuzës, janë falsifikuar rezultatet nga votimi në dobi të BDI-së. Ejup Alimi është funksionar i lartë i partisë, njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të liderit Ali Ahmeti dhe koordinator i grupit të deputetëve.

“Pas mbarimit të votimit në hapësirën për statistika ku keni qenë ju dhe kolegia Neriman, a ka hyrë edhe dikush tjetër?”, pyeti Fetai.

“Ka hyrë Zemile e cila i mbante procesverbalet nga votimi”, u përgjigj dëshmitari.

“A ka hyrë edhe dikush tjetër?”, vazhdoi Fetai.

“Po, kanë hyrë Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Hyri edhe kryetari i Komisionit Zgjedhor vetëm të kontrollojë si shkon puna”, tha Remzie.

“Ejup Alimi dhe Ismet Guri çfarë bënë, çfarë veprime ndërmorën kur hyrën në zyrë?”, pyeti Fetai.

“Ata disa herë hyrën dhe dolën. Gjithmonë ishin bashkë. Pyetën: “A munden këtu të bëhen dallavere?”, dëshmoi Remzie.

Pastaj vazhdoi:

“Ne dyja u thamë se dallavere të këtilla nuk do të bëjmë as për prindërit tanë”.

“Çfarë ndodhi pasi që ju dhe Nerimanja u thatë se refuzoni të bëni dallavere?”, pyeti Fetai.

“Pas një kohe pasi që ua thamë atë, Ejup Alimi një pjesë të procesverbaleve i mori dhe i fshehu në gjoks. Nuk më kujtohet çfarë kishte të veshur”, u përgjigj dëshmitari.

“Si reaguat ju ndaj asaj?”, pyeti Fetai.

“Unë nuk reagova, unë isha shumë e frikësuar”, u përgjigj Bislimova.

“Çfarë ndodhi pastaj?”.

“Pas një kohe u kthyen në zyrë, i sollën procesverbalet që i morën. Asgjë nuk u thash, pasi që janë të fortë në parti”.

“Çfarë ndodhi me procesverbalet?”, pyeti Fetai.

“I vendosa në sistem”, tha dëshmitari.

Në pjesën e deklaratës së dëshmitares për dallaveret, përkthyesja gjyqësore, shqiptare, fillimisht përktheu se Alimi, kur ka hyrë në dhomën e ndaluar ka pyetur: “Nëse këtu ka dallavere?”.

Ndaj kësaj, ka reaguar Fatime Fetai, gjithashtu shqiptare, me kërkesë që përkthyesja të bëjë përkthim të saktë.

Tre herë përsëriti dëshmitarja se Alimi dhe Guri e kanë pyetur atë dhe kolegen “Këtu a mund të bëhen dallavere?” dhe jo “A ka këtu dallavere”, ashtu siç e përkthente me ngulm përkthyesja gjyqësore.

Gjykatësja Marija Kletniçka i tha që të përkthejë saktë, ndërkaq avokati i Gurit i tha Fetait që të mos përzihet në përkthimin.

Përkthyesja konfirmoi se Fetai kishte përkthim të saktë.

Pas dëgjimit të dëshmitarit kyç, në ditët në vijim do të ketë fjalë përfundimtare dhe aktgjykim për këtë rast të njohur si “Titanik 3”.

Në Titanik 3, Alimi dhe Guri janë të akuzuar për shkatërrim të materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button