Papa Françesku negativ ndaj koronavirusit

Papa Françesku i cili tashmë disa ditë anulon aktivitete të caktuara për shkak të ftohjes, nuk është i infektuar me koronavirusin e ri, kumtoi gazeta italiane “Il Mesaxhero”.

Zëdhënësi i Vatikanit, Mateo Bruni nuk i komentoi shkrimet e gazetës.

Papa është testuar për koronavirus, sepse ftohja e tij nuk po kalon me ditë, ka ethe dhe kollitje, transmeton MIA.

Ai u vërejt duke u kollitur para pesë ditëve gjatë një meshe, pas çka u përshëndet me dhjetëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit.

Ndërkohë ai anuloi disa audienca për t’i rikuperuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button