Rasti “Reket”, Varoshlija foli për ditën kur Boki 13 u arrestua

Stilisti Sergej Varoshlija sot ka dëshmuar në rastin “Reket, njofton Portalb.mk.

Ai tha se me Bojan Jovanovskin (Boki 13) njihen 15 vjet, dhe shumë janë shoqëruar. Varoshlija tha se Jovanovski ka qenë shumë i afërt me gjyshen e tij Evgenija dhe se ashtu siç tha, i kanë lënë të mira materiale nipit të tij Jovanovski.

Ai tha se Jovanovski ka qenë shumë i ndërgjegjshëm për modë, dhe ka qenë shumë i interesuar që të ketë shumë dizajnues të modës, të cilët e kanë ftuar në revi mode dhe i kanë dhënë rroba të brenduara.

Në pyetjen e avokatit, Sashko Dukovski, nëse i njeh Ana Kamçevën dhe Zoran Kiçeecin ai tha:

“Ana Kamçevën e njoh pasi që e kam pasur klientë, ndërkaq Zoran Milevskin e njoh nga qyteti, ndërkaq më mirë e njoh që nga vitit 2018-të kur filloi intensivisht të vijë në 1TV dhe intensivisht u shoqëruam. Thuajse çdo ditë vinte në televizion, por edhe në shtëpinë e Jovanovskit. Kemi shkuar nëpër dreka, darka…”, tha Varoshlija.

Ai tha se njëherë Kamçev dhe Milevski kanë ardhur bashkë në televizion, dhe njëherë kanë shkuar në shtëpinë e Jovanovskit.

“jemi takuar në derën e shtëpisë së Jovanovskit, unë dola, dhe ata hynin. Në duar kishin diçka”, tha Varoshlija, u përgjigj në pyetjen e avokatit Dukovski nëse në duar kanë mbajtur ndonjë çantë.

Ai tha se Kiçeec i ka qerasur për ditëlindjen e tij në kafene, pasi që ditëlindjen duhej që ta festojë në shtëpinë e Orce Kamçevit, por Jovanovski nuk ka dëshiruar që të shkojë atje.

Varoshlija tregoi edhe për ditën kur Boki 13 u arrestua.

“Shumë mirë e mbaj mend atë ditë. Unë, Aneta Koçishki dhe Lila Filipovska shkuam në shtëpinë e tij, duhej që të shkojmë në pushim. U nisëm normalisht, u ndalëm në rrugë, ndërkaq kur arritëm në kufi, pas kontrollit të pasaportës, Bojanin e larguan me një anë. Thanë se nuk mundemi të shkojmë, pasi që ai duhet të mbetet atje. Gjatë kontrollit i janë marrë edhe gjësendet e mia, disa këpucë dhe çanta, pasi që kanë menduar se gjithçka që është e brenduar është e Bojanit”, tha Varoshlija.

Ai tha se pushimin e kanë planifikuar që prej pranverës dhe se Bojani nuk ka planifikuar që të arratiset.

“Çdokush vet e paguan pjesën e tij të pushimit”, tha Varoshlija.

Dëshmitarit i ka parashtruar pyetje edhe prokurorja, Villma Ruskovska. Ajo e pyeti nëse ka njohuri se te Jovanovski janë gjetur llogari fiskale për rrobat e brenduara, ndaj të cilës u ankua avokati Sashko Dukovski.

Përveç Varoshlijas, është ftuar që të dëshmojë edhe ish kryetari i Komunës Qendër dhe biznesmeni Vlladimir Todoroviq. Ai duhej që të dëshmonte javën e kaluar, por dërgoi njoftim se është në udhëtim zyrtar. Atëherë duhej që të dëshmojë edhe Dejan Pandeleski, djali i biznesmenit të dyshuar në rastin “Perandoria”, Cvetan Pandeleski, por as ai nuk është paraqitur dhe kështu edhe ai pritet që këtë javë të dëshmojë.

Pas dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga Jovanovski, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e Katica Janevës. Ajo ka propozuar 13-të, në mesin e të cilëve edhe prokurorët të cilët kanë punuar në PSP.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button