Egjipt në ankth, numërohen votat

Egjipti është në ankth, ndërsa në të gjithë vendin ka nisur numërimi i votave për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese. 

Me votimet e mbajtura të shtunën, mbizotërimi i një vote në favor të ndryshimeve kushtetuese do të ndikonte në islamizimin e mëtejshëm të vendit me 84 milionë banorë, që pavarësisht shumicës muslimane, gëzon një traditë të gjatë shekullarizmi të vendit.

Disa incidente u regjistruan gjate mbajtjes se votimeve, por asgje e ngjashme me dy javët e protestave të dhunshme, që paraprinë votën.

Për momentin, burime brenda Vëllazërisë Muslimane në pushtet dhe opozitës që kundërshtoi fuqimisht ndryshimet, japin sinjaleze se për momentin, vota pro ndryshimeve.

Paradoksalisht, për fatet e këtij referendumi, mund të vendosë vota e grupimit ultra-islamik të salafistëve.

Sipas ekspertëve, ndërsa vota e mbështetësve të mazhorancës, barazpeshohet deri diku me atë të opozitës së moderuar dhe pakicës së krishterë, salafistët mund të votojnë kundër, pasi në të shkuarën, ata janë shprehur se mund të mbështesin vetëm një projekt për të vendosur zyrtarisht ligjin fetar të sheriatit si ligjin mbizotërues në vend./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button