Thaçi u takua me homologun serb Vuçiq në Washington

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka njoftuar Thaçi në rrjetet sociale, takimi ka ndodhur me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm në këtë takim ka qenë edhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.

“Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm”, shkroi Thaçi, i cili theksoi se “duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë”.

Thaçi ka qëndruar në SHBA për një javë ku ka zhvilluar takime me personalitete të shumta në mesin e të cilëve edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai i ka quajtur vizitën në SHBA si “një javë e suksesshme, me plot takime miqësore dhe përmbajtjesore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button