Pse fëmijët që janë mësuar të thonë fjalët magjike bëhen njerëz të mirë

Prindërit bëjnë të pamundurën për të mirën e fëmijëve të tyre. T’u mësosh fëmijëve shprehje si ‘Faleminderit’, ‘Të lutem’ apo të tjera si këto, do të thotë se po u mësoni sekretin e lumturisë afatgjatë, transmeton Class.

1- Të shprehësh mirënjohje ka përfitime në shëndetin psikologjik.
Sipas disa studimeve, ka një lidhje direkte midis shëndetit të mirë dhe shprehjes së mirënjohjes. Mirënjohja i bën njerëzit të ndjejnë më shumë emocione pozitive, të përjetojnë eksperienca të mira, si dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre.

2-  Mirënjohja ndihmon në zhvillimin e marrëdhënieve.
Fëmijët janë si sfungjeri, prandaj është e rëndësishme t’u mësoni se çfarë vlerash u japin një karakter të fortë. Sipas Jean Piaget, një specialist në zhvillimin e fëmijës, mosha më e mirë për t’u mësuar fëmijëve vlerat është mes 2 dhe 7 vjeç. Gjatë kësaj kohe, ‘intuita inteligjente’ është zhvilluar dhe fëmijët fillojnë të kuptojnë në mënyrë progresive vlerat e vërteta të respektit, ndjeshmërisë dhe paragjykimit.

Këshilla dhe teknika se si të rrisni fëmijë mirënjohës:
1. Jini një model shembull: Fëmijët shohin me vëmendje se çfarë thonë dhe bëjnë prindërit e tyre, prandaj duhet të bëni kujdes, sepse ata ju ‘kopjojnë’ ju.

2. Flisni hapur për mirënjohjen: Të diskutoni konceptin e mirënjohjes i bën fëmijët të ndërgjegjshëm për rëndësinë e saj dhe priren ta zhvillojnë vetë atë.

3. Bëjeni mirënjohjen pjesë të jetës suaj: Mësojini fëmijëve tuaj të praktikojnë shkrimin e 2-5 gjërave për të cilat janë mirënjohës çdo ditë dhe të shpjegojnë pse secila prej tyre i bën të ndihen kështu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button