Jankullovska: Gjendja faktike në vend pasqyrohet rrejshëm

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në intervistë për Radio Evropa e Lirë, thekson se prezantimi i rrejshëm i gjendjes faktike për sigurinë e Maqedonisë mund të jetë vetëm orvatje për të cenuar marrëdhëniet ndëretnike.

“Skajshmërisht e paqëndrueshme është disa politikanë të tentojnë ta ndërtojnë rejtingun personal apo rejtingun e partisë së tyre përmes improvizimeve dhe spekulimeve lidhur me sigurinë e Republikës së Maqedonisë”, tha ajo.

Lidhur me incidentet, në të shumtën e rasteve mes të rinjëve, Jankullovska thekson se një gjë e tillë nuk mund dhe nuk guxon të ketë tolerancë, as nga ana e politikanëve, as nga ana e institucioneve, ndërsa deri tani kanë treguar disa herë se cili është qëndrimi i tzre lidhur me dhunën.

Jankullovska në intervistë nuk flet për aksionin e madh “Monstër” duke iu referuar sensitivitetit të rastit.

“Gjykata kërkoi që të mos shpalosen informata shtesë në opinion, ku gjukimi fillon brenda vetëm disa ditëve. Unë në këtë rast besoj se tek ne dhe tek qytetarët do të hasi në mirëkuptim për përmbajtjen time lidhur me komentimin e hapave dhe aktiviteteve konkrete që ndërmerren apo që mund të ndërmerren në të ardhmen, sepse më e rëndësishme për të gjithë ne është që ky rast të ketë përfundim gjyqësor”, sqaron ministrja. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button