1,430 aplikime janë pranuar për votim në diasporë, vazhdon afati

Në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) janë dorëzuar 1,517 aplikime, ndërsa janë pranuar vetëm 1,430 aplikime për zgjedhjet e 12 prilli, transmeton Portalb.mk.

Zgjedhjet do të mbahen në diasporë nëse do të paraqiten 6,700 votues dhe në çdo votim të ketë minimum 10 votues, ndërsa KSHZ ka kërkuar nga diaspora të verifikohet dhe të regjistrohet në Listën Zgjedhore deri më 11 mars, për zgjedhjet e radhës.

Më shumë aplikime janë paraqitur nga Venecia (164), Berlini (151) dhe Berni (136).

Zgjedhjet e parakohshme në diasporë do të mbahen më 11 prill, një ditë para atyre në vend, në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në përfaqësitë diplomatike-konsullore(PDK) të RMV-së.

Shtetasit e RMV-së që gjenden jashtë vendit, mund të kontrollojnë Listat zgjedhore nga 26 shkurti deri më 11 mars, fizikisht në hapësirat e PDK-ve të RMV-së dhe në faqen e internetit www.sec.mk

LEXO: Diaspora mund të regjistrohet dhe të kontrollohet në Listën Zgjedhore për zgjedhjet e 12 prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button