“Beselidhja” e Metës: Në bulevard me mimoza e flamuj, blindohet kryeministria

Ka nisur grumbullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para presidencës. Qytetarët mbajnë në duar lule mimoza, të tjerë mbajnë flamuj kuq e zi.

Ndërkohë policia ka blinduar kryeministrinë.

“Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e “pranverës kuqezi”. Mirë se vini të gjithë!” deklaroi presidenti Ilir Meta në një videomesazh të publikuar dy orë para fillimit të manifestimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me qëllim “çmontimin e grushtit të shtetit” siç e quan kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta në daljet e tij të mëhershme ka deklaruar se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë për zhbërjen e asaj që e quan ‘grusht shteti”.

Ora 16: 50 Policia blindon kryeministrine. Fotot e LSA tregojne forcimin e masave të sigurisë afër kryeministrisë.

Ora 16: 12 – Ja kush do çele manifestimin

Mësohet se fjalën e parë në manifestim do e mbajë Ledio Bianko, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombetare dhe ish anetar i Gjykates se Strasburgut. Mesohet se do kete disa foles, personalitete të shquara, në fund të tyre do mbajë fjalë Presidenti Meta.

Nga ana e saj presidenca mbetet e rezervuar për të dhënë detaje mbi manifestimin që do të zgjasë 2 orë dhe do të marrin pjesë dhe partite e opozites. Ajo që dihet është se presidenti do të mbajë fjalim.

Ora 15: 49 Në mbështetje të policisë së kryeqytetit mbërrijnë dhe grupe nga policite e qarqeve, informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Policia ka forcuar masat. Në Bulevard, përpara Presidencës por dhe në sheshin “Nënë Tereza” është ndaluar lëvizja e makinave, ndërkohë presidenca vijon përgatitjet.

Janë vendosur ekrane të mëdhenj si dhe artopolantë. Po në shesh është vendosur dhe podium dhe një tryezë e Presidences.

Dy orë para nisjes së tubimit, Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video mesazh drejtuar qytetarëve. Meta, me një tufë mimozash në duar, shprehet se “Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës”. “Të dashur motra dhe vëllezër, Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e “pranverës kuqezi”. Mirë se vini të gjithë!”, shprehet Meta.

Ora 12: 56 Kryeministrise i vihet “helmete” 

Tek kryeministria kane nisur të vendosen barrierat mbrojtëse ku do vendoset dhe kordoni i pare i policisë. Gjithashtu po vendosen fletë metalike tek dera kryesore e kryeministrisë. Ndryshe nga dje, sot kryeministri nuk tha asnjë fjalë lidhur me manifestimin e sotëm të Metës. Ndërkohë Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ironizoi tubimin e Metës: ‘BesëLikja’, klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi

Ora 12:30 Vihet podiumi dhe tavolina ku Meta do firmose dekretin

Po në shesh është vendosur dhe podium dhe një tryezë e Presidences.

Presidenti Ilir Meta në daljet e tij të mëhershme ka deklaruar se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë për zhbërjen e asaj që e quan ‘grusht shteti”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button