Komandanti Forcave të Sigurisë së Kosovës vizitoi Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Një delegacion i lartë i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), i kryesuar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në kuadër të vizitës së planifikuar një ditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot qëndroi në Ministrinë e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes, pas pritjes me nderime të larta ushtarake, Rama pati takim me ministren Radmila Shekerinska dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski.

“Gjatë takimit me ministren Shekerinska, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, përgëzoi Maqedoninë e Veriut për integrimin në NATO. Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e kësaj arritje për të gjithë rajonin. Gjeneralët Gjurçinovski dhe Rama biseduan për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në sferën që lidhen me interesat e përbashkëta, parasëgjithash në situatën e sigurisë rajonale dhe sfidat e përbashkëta të mundshme me krizën e refugjatëve”, thuhet në njoftim.

Bashkëpunimi i deritashëm me FSK-në është zhvilluar në fushën e edukimit ushtarak dhe trajnimit ushtarak përmes pjesëmarrjes së pjesëtarëve të FSK-së në aktivitete trajnuese në kampin veror Krivolak, me kurse në Qendrën Rajonale të Trajnimit për Marrëdhëniet me Publikun dhe Qendrën Mjekësore Ushtarake.

Gjatë vizitës, komandanti i FSK-së do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button