fbpx

Ne vend të telefonit kap hekurin e nxehtë dhe djeg fytyrën (Foto)

Polaku Tomas Packovski me qëllim të befasojë gruan e tij, ka vendosur ti ndihmojë në punët e shtëpisë, më saktë të hekuros rrobat.

Në një moment i bie zilja e telefonit celular dhe ai në vend që të paraqitet në telefon, përgjigjet në hekurin e nxehtë me çka edhe i digjet fytyra.


‘Vendosa të hekuros derisa ajo është në punë, ti tregoj se edhe unë mundem të bëjë punë shtëpie. U koncentrova shumë që të hekuros në mënyrë perfekte dhe në moment më humbi vëmendja, kur cingëroi telefoni me gabim hekurin e ngrita dhe e afrova tek veshi. Ashtu dhimbje nuk kam përjetuar kurrë në jetë’ sqaron Packovski.

Edhe më tragjike është bërë pasi duke vrapuar në banjë ta freskoj fytyrën me ujë ka goditur derën me kokë… Me çka si përfundim syri dhe koka e tij janë të mbështjella. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button