fbpx

Edhe Rexhallari bëhet i bronztë në Mersin

Edhe një mundës i dalë nga KM Liria ka arritur që të marrë një medalje në evenimente të rëndësishme ndërkombëtare. Është mundësi Jasin Rexhallari (60kg) i cili ka shënuar fitore në luftën për medalje të bronzit, duke fituar mundësin nga Malta, me rezultat të pastër 6:0 (tush) në rundin e parë.

Jasiri e nisi mirë turneun, duke shënuar fitore ndaj italianit Antonino Taglavua me rezultat 2:0 (7:2 dhe 1:3), por në luftën gjysmëfinale ai pësoi humbje nga marokeni Hamza Fetah. 

Të përkujtojmë se javë më parë në Kampionatin Evropian për kadetë, mundësi i KM Liria që përfaqësoi Maqedoninë, Elmedin Sejfullahu ishte kurorëzuar me medalje të bronztë.

Reprezentuesi i Maqedonisë në mundje, Lulzim Vrenezi (74kg) i ka përfunduar garat në Lojërat e 17-ta Mesdhetare që po zhvillohen në Mersin të Turqisë, pasi ka humbur nga serbi Zaur Efendiev me rezultat 2-0 në raunde 5-2 dhe 3-1. Kujtojmë se, Vrenezi dhe Efendiev ishin takuar mes vete edhe në finale të “Margaritarit të Maqedonisë”, por atëherë mundësi ynë kishte shënuar fitore, duke e fituar këtë trofe të çmueshëm, megjithatë kësaj radhe serbi i natyralizuar iu ka revanshuar Vrenezit. Ky i fundit ka humbur shanset që përmes balotazhit të luftoj për medalje, ngase Efendiev më pas u mund nga egjiptiani Ahmed. / Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close