Komuna e Tetovës u detyrua të publikojë të dhënat për inspektorët komunal, ja kush janë

Pasi që Agjencia për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik miratoi vendim me të cilin konstatoi se Komuna e Tetovës i ka fshehur në mënyrë të paligjshme të dhënat për Inspektoratin Komunal, pas një viti kjo Komunë, me të cilën udhëheq Teuta Arifi, u detyra të dhënat e inspektorëve lidhur me punën e tyre dhe të punësuarve tjerë që marrin rroga nga qytetarët ti bëjë publike, njofton Portalb.mk.

Sipas informacioneve që kemi siguruar, Sektori për Inspektim të Inspektoratit të Komunës së Tetovës ka gjithsej 41 të punësuar, prej tyre gjithsej ka 21 inspektorë (të gjithë me shkollim të lartë, gjegjësisht fakultet) dhe 19 të punësuar tjerë në pozita të ndryshme (të gjithë me arsim të mesëm, vetëm një me fakultet). Punëtori më i ri është 27-vjeç, ndërkaq më i moshuari 65. 31 prej tyre janë shqiptarë, ndërkaq 10 maqedonas. 31 janë meshkuj dhe 10 janë femra.

Sektori për Inspektim në Komunën e Tetovës ka në dispozicion vetëm një automjet, ndërkaq orari i tyre i punës është prej orës 08:00 deri në orën 16:00. Pas orarit të rregullt nuk ka inspektorë që punojnë rregullisht e as kujdestari në orët e natës, por ka të punësuar në Sektorin e Mbikëqyrjes Inspektuese të cilët punojnë në ndërrimin e dytë në orar 16:00-22:00 edhe atë sipas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për shkak të ndërmarrjes së masave adekuate për ndotjen e ajrit ambiental në periudhën e dimrit.

Rroga më e lartë e të punësuarve në Sektorin për Inspektim Komunal respektivisht udhëheqësi i Sektorit për Inspektim Komunal është 38,735 denarë. Ndërsa përllogaritja e rrogës shtesë (honorarë) jashtë orarit, festa dhe vikende përllogaritet në vlerë prej 135% për orë, e cila përllogaritet në bazë të rrogës së çdo të punësuarit në Sektorin për inspektim Komunal veçmas dhe për orët e angazhuara, por jo më shumë se 190 orë në vit.

Prej 41 të punësuarve në këtë Sektor, ka gjithsej 21 inspektorë:

Viktor Stojanovski, Nexhadi Zylbeari, Gëzim Ganiu, Dame Rafajllovski, Emira Beqiri, Burak Baleza, Bajram Baftiari, Sasho Geçevski, Bujamin Fejzullahu, Tomisllav Jorgushevski, Anxhella Stojmenova, Sexhide Mustafi, Miradije Dervishi, Altrim Velija, Enes Kasami, Neritan Ferati, Daniella Koçoska, Sermijete Xhaferi, Burbuqe Raufi, Sahide Musliu, Stanimir Milojevski.

6 inspektorë janë për ambient jetësor, 4 inspektorë për arsim, 3 inspektorë për ndërtimtari, 2 inspektorë rrugorë, 2 inspektorë për punë teknike, 1 inspektor për Hotelieri dhe Turizëm, etj.

Të punësuarit tjerë, përveç inspektorëve kryejnë detyrat: Referent për punë teknike, referent të pavarur, rendmbajtës komunal dhe ekzekutues tatimorë.

Rikujtojmë se kryetarja Komunës së Tetovës, Teuta Arifi gjatë fushatës u zotua për udhëheqje me transparencë të komunës dhe se do të jetë gjithmonë e hapur për mediat. Në debatin parazgjedhor #DebatPërnime për Tetovën të organizuara nga Portalb.mk dhe partnerë, në pyetjen e gazetares Jeta Xharra se a do të ketë komuna zëdhënës dhe të njëjtit a do t’ua hapin telefonin gazetarëve, Arifi u përgjigj se “komuna veçse ka zëdhënës, të cilët edhe tash edhe në të ardhmen do të vazhdojnë t’ua hapin telefonin gazetarëve”. Megjithatë Portalb.mk, u desh të pret 1 vit përgjigje për t’i marrë përgjigjet e lartëpërmendura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button