Izraeli për të tretën herë në zgjedhje brenda një viti

Votuesit izraelitë në orët e mëngjesit iu drejtuan kutive të votimit në zgjedhjet e treta të përgjithshme të vendit brenda një viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe sfiduesi i tij kryesor Benny Gantz nuk arritën të formojnë qeveri të koalicionit në dy zgjedhjet e kaluara në prill dhe shtator.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Izraelit, më shumë se 6,4 milionë izraelitë kanë të drejtë vote në më shumë se 11.000 qendra votimi në të gjithë Izraelin.

Tridhjetë lista zgjedhore garojnë për 120 vende në Knesset (Parlamenti i Izraelit). Vëzhguesit dhe opinionistët presin që vetëm tetë prej këtyre listave të fitojnë vende pas votimit.

Sondazhet e opinioneve sugjerojnë që Netanyahu dhe Gantz parashikohet të fitojnë 33 vende në Knesset.

Rezultatet paraprake pritet të shpallen të martën herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button