Koreja Jugore: Penjani ka lëshuar dy raketa të paidentifikuara në det

Koreja Veriore ka nisur dy raketa të paidentifikuara në det, teksa rifillon të tregojë aftësitë ushtarake që ka, në kohën e negociatave të bllokuara me Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët në Seul kanë konfirmuar nisjen e raketave më 2 mars, mirëpo nuk kanë arritur të identifikojnë menjëherë nëse raketat kanë qenë balistike apo armë tjera.

Lideri verikorean, Kim Jong-un ka thënë në muajin dhjetor se shteti që ai drejton shumë shpejt do të lansojë një armë të re, teksa ka shprehur zemërim për mungesën e përparimit në bisedimet me Uashingtonin, transmeton REL.

Kim, që është takuar deri më tani tri herë me Trumpin, ka kërkuar ulje të madhe të sanksioneve amerikane në këmbim të pezullimit një pjese të programit bërthamor, plan të cilin ka kundërshtuar Uashingtoni.

Mediat e huaja kanë sugjeruar që lansimi i armës, potencialisht të re, mund të jetë tentim i Kimit për të treguar se gjithçka është në rregull brenda Koresë Veriore, pavarësisht përhapjes së koronavirusit të ri në gjithë botën, përfshirë fqinjin jugor.

Koreja Jugore ka raportuar më 2 mars për 476 raste të reja të prekura nga koronavirusi i ri, duke dërguar në 4,212 numrin e të infektuarve në këtë shtet.

Koreja Veriore në anën tjetër ende nuk ka konfirmuar për ndonjë të prekur nga ky virus në territorin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button