fbpx

Edhe Turqia heq dorë nga Eurosongu

Radio Televizioni i Turqisë njoftoi se nuk do të marrë pjesë në garën e 58-të të Eurosongut, që do të mbahet në qytetin suedez Malmö. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se shtetet e privilegjuara si Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia kanë pozitë tepër të privilegjuar në krahasim me vendet tjera pjesëmarrëse. Kjo është shprehur veçmas pas ndryshimit të vjetëm të rregullores, sipas së cilës ndikimi i votimit me telefona është zvogëluar 50 për qind, ndërkohë që është rritur ndikimi i jurisë. Sipas turqve, në bazë të kësaj rregullore, vendet e përhershme, pos që shkojnë direkt në finale, gëzojnë pozitë të privilegjuar edhe në natën finale, transmeton agjencia turke Anadollya.

Para Turqisë nga Eurosongu kanë hequr dorë edhe Bosnja, Greqia, Polonia, Portugalia e Sllovakia, ndërsa pritet që për arsye të problemeve financiare mund të heqin dorë edhe disa shtete të tjera./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button