Prokuroria nisi hetimet për shtetasin që tentoi të shkon në Siri para pak muajve

Prokuroria themelore publike vendosi të fillojnë procedurat për hetimin e personit i cili dyshohet për pjesëmarrje në konfliktet jashtë vendit, si pjesë e grupeve paraushtarake, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria dyshon se ai në nëntor është larguar për në Turqi me qëllim që të marrë pjesë në grupacionet paraushtarake në Siri.

“Gjatë udhëtimit kishte realizuar kontakte me shtetas maqedonas, ithtarë të islamit radikal, të cilët gjendeshin në rajonet e krizës të Sirisë dhe të cilët e kishin ndihmuar me kontakte me persona nga Republika e Turqisë që do t’i mundësonin transferim në Siri. Gjatë tentimit në zonën e ndaluar ushtarake që ta kalojë kufirin e Republikës së Turqisë dhe të hyjë në territorin sirian ishte penguar dhe kapur nga ana e autoriteteve turke”, raportojnë nga Prokuroria.

Ai në momentin kur ishte kapur, ishte paraqitur si identitet tjetër, si një shtetas italian. Autoritetet turke e kanë ekstraduar në RMV, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button