Manchester City ngriti kupën për të tretin vit radhazi

Manchester City fiton për të tretin vit radhazi dhe për herë të shtatë në histori Kupën e Ligës, ose siç quhet ndryshe, Carabao Cup. Citizens arritën të triumfonin 2-1 përballë Aston Villas në finalen e kompeticionit që u zhvillua në mitikun “Wembley”, në prani të më shumë se 82 mijë spektatorëve, transmeton SS.

Një trofe që shërben veç prestigjit dhe për moralin e të besuarve të Guardiolës në një moment të vështirë si rrjedhojë e përjashtimit të klubit anglez nga pjesëmarrja në kupat e Evropës në dy sezonet e ardhshme.

Sa i përket kronikës, Manchester City u duke se e hipotekoi me shumë lehtësi trofeun brenda gjysmë ore lojë me golat e Sergio Agueros dhe Rodrit, por Samata ngushtoi diferencën në 2-1 pak para se të përfundonte pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë Citizens nuk i shfrytëzuan mundësitë që kishin, duke rrezikuar që ta çonin ndeshjen në shtesë, por futbollistët e Aston Villës, përtej dëshirës, nuk mundën të gjenin golin e dytë, atë të barazimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button