Teatri Shqiptar në Shkup me drejtor të ri

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do ta prolongojnë hapjen e Teatrit Shqiptar. I njëjti planifikohet të hapet brenda muajit.

Kështu shprehet drejtori i ri i Teatrit të Shkupit, Ylber Murtezi. Ai tha se me ardhjen e tij në detyrë nuk do të lejojë zvarritje tjera për objektin, që sipas tij ka zgjatur sikur të ndërtoheshin 6 objekte.

“Është zvarritur kjo punë prej gati 2013 apo 2014. Ta themi të vërtetën Teatri Shqiptar nuk është ndërtuar, është adaptuar, por kjo zgjati sikur të ishin ndërtuar 5-6 objekte deri tani. Ta shohim gjendjen reale si është në teatër të hënën. Nuk duhet të varemi as prej zgjedhjeve, do të ketë nuk do të ketë, do të shtyhen nuk do të shtyhen, do të ketë sëmundje apo nuk do të ketë sëmundje, ne prioritet e kemi për ta hapur objektin dhe për të pasur repertor të rregullt”, deklaroi Murtezi për TV21.

Nesër bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të ri të Teatrit Shqiptar. Për 18 vite me radhë në krye të këtij institucioni kulturor ka qëndruar aktori Adem Karaga, kuadër i BDI-së ndërsa nga e hëna me vendim të Ministrisë së Kulturës, si UD drejtor vjen aktori Ylber Murtezi i mbështetur nga Alternativa.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button