Nuk ka Samsung Galaxy S4 së shpejti

Edhe pse shumë njerëz dhe shumë media presin që Samsung të lansojë modelin e ri të telefonit, Galaxy S4 në edicionin e ardhshëm të CES, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Pasardhësi i telefonit të famshëm të Samsung, Galaxy S3, nuk do të shfaqet në CES, Consumer Electronics Shoë gjatë muajit të ardhshëm, thuhet sipas CNET, e cila thotë se është bërë shumë zhurmë për SGS4 edhe përkundër faktit se Samsung e ka mohuar lansimin e tij së shpejti.

Në vend të telefonit të shumë-përfolur, Samsung Galaxy S4, prodhuesi koreano-jugor është duke planifikuar të prezantojë disa produkte tjera, me fokus të veçantë në televizorë, bëjnë të ditur burime të afërta me personat që merren me planet dhe strategjinë e Samsung.

Nuk do të kishte shumë kuptim që Samsung të zbulojë versionin e ri të modelit Galaxy kaq shpejt, duke marrë parasysh se Galaxy S3 vazhdon të shitet shumë mire në treg, dhe kur dihet se Galaxy Note 2 është në mes të fushatës promovuese nga Samsung.

Lajme të ngjashme

Back to top button