Faktet interesante që nuk i keni ditur për 1 marsin

Ndërsa në Shqipëri, e ashtuquajtura Dita e Verës është kthyer në një festë masive kombëtare, përkatësisht më 14 mars, për besimtarët ortodoksë, Dita e Verës mbetet 1 marsi, dita e parë e muajit, transmeton Class.

Ardhja e pranverës, më 1 mars në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh, të cilat janë trashëguar vit pas viti. Tradita e 1 marsit vazhdon të ndiqet edhe sot nga besimtarët ortodoksë duke ndjekur festimet e romakëve të lashtë.

Po cilat janë faktet që e bëjnë 1 marsin të veçantë për të gjithë besimtarët ortodoksë?

1 marsi është konsideruar si dita e shenjtë për të festuar mbërritjen e stinës së dashur dhe largimin e dimrit. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishtërimi.

– Besimtarët ortodoksë e vendosin veroren në datën 1 mars dhe e heqin në datën 14 mars, por ka të tjerë që e vendosin në 14 mars dhe e heqin “kur shohin dallëndyshen e parë”.

– Fija e kuqe e verores është lidhur me forcën, gjakun, diellin dhe ngrohtësinë. Fija e bardhë është fillimi i mirë dhe drita. Sipas traditës, verorja hiqet dhe vihet nën ndonjë gur të madh kur shohim lejlekun e parë. Pas nëntë ditësh, duhet të shohim se çfarë insektesh ka nën gur. Sa më shumë janë ato, kaq më i madh do të jetë bereqeti i vitit. Sipas një besimi tjetër, veroret hidhen në lumë, që të na ecë mbarë. Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë e marrëdhënieve midis njerëzve, kurse e kuqja është simbol i ngrohtësisë dhe miqësisë. Sipas traditës, veroret bëhen me fije të kuqe e të bardha prej leshi. Në qoftë se deri më 25 mars nuk shohim lejlek, verorja lidhet te ndonjë peme.

– Ka dhe një zakon tjetër. Çdonjëri duhet të zgjedhë një ditë nga 1 marsi deri më 22 mars. Në varësi të motit në këtë ditë, i tillë do të jetë edhe fati i njeriut gjatë tërë vitit. Në qoftë se moti është me diell dhe i ngrohtë, njeriu do të ketë fat të mirë, në rast se është i keq – do të ketë një vit të vështirë.

– Më 1 mars disa njerëz madje vishen me rroba të bardha dhe të kuqe.

– Verorja dyngjyrëshe është tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore nën kujdesin e UNESCO-s. Në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Shpëtimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Jeju, të Koresë së Jugut, verorja u pranua në  listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit.

– Dita e Verës është, në fakt, dita kur stërgjyshërit tanë, kur ende nuk kishte lindur edhe krishterimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e luleve dhe ato të shelgjeve.

– Të gjithë besimtarët ortodoksë, këtë ditë gatuajë edhe disa ushqime speciale, siç janë vezët e ziera, misra, byrekë etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button