Meta-Ramës: Po i them të mos e provokojë më Ramush Haradinajn

Gjatë konferencës për shtyp, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndër të tjera, ceku edhe çështjen Rama-Haradinaj, pas komenteve të kryeministrit Rama, për heqjen e taksës ndaj Serbisë, transmeton TCH.

“Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë kufirin. Gruaja e Bilalit mbështeti i pari taksën me Serbinë 100 %. Pastaj kur i thanë që ke një fotografi të bërë këtu në kundërshtim me ligjin dhe ca gjëra të tjera se gruaja e Bilalit nuk mbanë mend se çfarë bën në jetë e saj, pastaj ndryshoi mend. Po i them të mos e provokojë më Ramush Haradinajn. I bëj thirrje të mos e provokojë më Haradinajn, ai është një hero i gjallë. Të mos merret më me Haradinajn dhe familjen e tij, ai ka para oborrit 40 varre. Familja e Haradinajt ka dhënë jetën për atdheun”, u shpreh Meta.

Ju kujtojmë se përmes një postimi, Rama u shpreh:

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!

Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!

Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button