Roma fitoi ndeshjen dramatike

Roma ka fituar ndeshjen dramatike në udhëtim ndaj Cagliarit të dielën, transmeton Koha.net.

Klubi kryeqytetas triumfoi 4:3, në përballjen e xhiros së 26-të të Serie A. Nikola Kaliniq (29’, 42’) shënoi dy gola për Romën, ndërsa nga një e realizuan Justin Kluivert (64’) dhe Henrikh Mkhitaryan (81’).

Për Cagliarin dy gola i shënoi Joao Pedro (28’, 89’) dhe një Gaston Pereiro (75’).

Roma zë vendin e pestë në renditje me 45 pikë pas 26 ndeshjeve, është tri pikë larg Atalantas që zë vendin e katërt dhe të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Cagliari zë vendin e 11-të me 32 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button