RDK vendosi në lidhje me Zgjedhjet e 12 prillit

Rilindja Demokratike Kombëtarë (RDK) e cila në mandatin e fundit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mori pjesë vetëm me një deputet, sot në mbledhjen e rregullt të Kryesisë Qendrore vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e radhës që do të mbahen më 12 prill, transmeton Portalb.mk.

“Duke u thirrur në dështimin e partive opozitare shqiptare për krijimin e një blloku të shëndoshë opozitar kombëtarë, BESA, PDSH, LR-PDSH, RDK, nga vet fakti se partitë politike shqiptare, pa përjashtim, kanë dështuar në krijimin e një blloku të mirëfilltë opozitarë shqiptarë për tri dekada me radhë”, e arsyeton refuzimin për të marrë pjesë në zgjedhje.

RDK-ja sqaroi etapat e dështimit të bashkëpunimit të opozitës shqiptare në vend, si prishja e koalicionit me Unitetin e Gzim Ostrenit dhe LR-PDSH-në e Ziadin Selës, për të vazhduar pastaj me pamundësinë për të bashkëpunuar edhe me PDSH-në dhe Lëvizjen BESA.

“Duke u thirrur në faktin se të gjitha garat zgjedhore, sidomos kjo garë e 12 prillit, është një garë jo e barabartë, për shkak të parave të majme, formale dhe jo formale, ku nuk ka vend për një garë fer dhe demokratike”, ishte njëra nga arsyet e RDK-së për refuzimin e zgjedhjeve.

RDK, përmes bashkëpunimit me LR-PDSH-në dhe UNITETI-n, në këtë mandat arriti të ketë vetëm një deputet, kryetarin Vesel Memedi, Memedi njëkohësisht ishte edhe nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Por, si nga posti i nënkryetarit, ashtu edhe nga posti i deputetit dha dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button