Elina Duni vjen në Tetovë dhe Shkup

Këngëtarja shqiptare Elina Duni së shpejti pritet të vi në Tetovë dhe Shkup. Duni e cila ka një zë magjik, këndon këngët e vjetra shqipe me një stil të veçantë, të thurrur në jazz.

Lirika e saj e fundit “Matanë malit” ofron një depërtim të balancuar të së vjetrës dhe së resë.

Me 20 dhe 21 dhjetor do të performojë në Tetovë, në restorantin Arra, me fillim në orën 19.30 ndërsa me 22 dhjetor në Teatrin shqiptar në Shkup në orën 19.30.

Të gjithë ata që dëshirojnë të dëgjojnë muzikën e bukur shqipe nuk duhet ta lëshojnë këtë mundësi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button