Shpat Kasapi: U anuluan disa koncerte për shkak të koronavirusit

Këngët e tij i kemi dëgjuar shumë shpesh. Dashuria e madhe që ka ndaj muzikës, nuk po e lë aspak të pushojë, kështu që së fundi ai ka publikuar këngën “Cika Shqiptarisë”. Shpat Kasapi përmes punës së tij të palodhshme po qëndron më afër publikut, ani pse përveç muzikës ai punon edhe në një tjetër biznes.

Në një interviste për “Cult” të KosovaPress-it, thotë se çdoherë mundohet ta shijojë jetën dhe të provojë çdo gjë. Së fundi po punon edhe si menaxher në një kompani shumë të njohur duke mos dashur të tregojë emrin.

“Jeta si çdoherë unë jam një tip që vërtetë e shijoj jetën dhe mundohem t’i përjetoj të gjitha ngapak, tash kohët e fundit jam edhe në një kompani shumë të madhe të cilës nuk ia them emrin, aty punoj si menaxher dhe jam edhe me koncertet normal kohë pas kohë më shumë në diasporë”, u shpreh Shpati.

Duke treguar për koncertet në diaspora, Shpati tregoi se disa të fundit janë anuluar edhe shkaku i koronavirusit, i cili është përhapur në disa vende të botës.

“Këto festat e marsit tash, të cilat fatkeqësisht janë anuluar për shkak të koronavirusit që është përhap, dhe më të vërtetë është për të ardhur keq sepse me frikë dalin njerëzit”, tha Shpati.

Ndryshe Shpati, shumë shpesh është diskutuar në media për lidhjet e tij të dashurisë. Ani pse këndon në dasmat e të tjerëve, ai thotë se ai nuk e ka në plan ndonjë dasmë për vete njëherë.

“Normal, asgjë nuk ka në plan për momentin se plani nuk ikë, edhe pak” – tha Shpati.

E kur e pyetëm se ku janë vajzat më të bukura, ai tha në Kosovë.

Ndryshe, së shpejti do të « publikohet edhe një këngë e re e cila kësaj radhe do të jetë solo dhe e shoqëruar me videoklip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button