RMV, harxhojmë pak gaz prandaj edhe e paguajmë shtrenjtë

Maqedonia është treg i vogël i gazit natyror, me konkurrencë të vogël, me një koneksion dhe një burim, prandaj edhe nuk ka kushte për ulje të konsiderueshme të çmimit të gazit natyror, theksojnë nga KRrE, transmeton Meta.mk.

Tregu i gazit natyror në shtet ka qenë dhe ka mbetur pamjaftueshëm i zhvilluar me konsum të vogël dhe numër të vogël të tregtarëve dhe furnizuesve aktivë. Kjo është ashtu, megjithëse është krejtësisht i liberalizuar që nga viti 2015, që do të thotë çmimet formohen lirshëm në treg nga ana e pjesëmarrësve. Sipas Komisionit Rregullator për energjetikë (KRrE), në vitin 2019 ka 4 subjekte që importojnë gaz natyror në vend, ato janë “Makpetroll”, TE-TO, “Kogel Still” dhe TE-TO Gas Trejd, që importon edhe për nevojat e veta.

“Makpetroll”-i furnizon më së shumti konsumatorë, derisa sasitë më të mëdha i shet ТЕ-ТО “Gas Trejd”. “Makpetroll Promgas” është kompani e cila i furnizon konsumatorët nga sistemi për transfer të gazit natyror në Shkup, kurse konsumatorët e lidhur në sistemet distributive njëkohësisht furnizohen nga “Kumanovo gas” dhe “DTIRZ”. Derisa “Strumica gas” është sistem virtual distributiv, i cili nuk është i lidhur në rrjetin e transferimit.

“Te konsumatorët të cilët janë të lidhur në sistemet për distribuim të gazit natyror, në çmimin e shitjes për gazin natyror, krahas shpenzimit për blerje të këtij energjensi, janë përfshirë edhe tarifat për transferim dhe për distribuim dhe marzha përkatëse për furnizim”, thotë Sllavko Bundaleski, udhëheqësi i sektorit për gaz natyror, derivate të lëngshme dhe energji termike në KRrE.

Tarifa për transfer të gazit natyror, të cilën e përcaktoi Komisioni Rregullator për energjetikë për vitin 2019, ka shënuar zvogëlim prej rreth 12 përqind krahasuar tarifën e njëjtë për vitin 2018, që ka pasur ndikim pozitiv edhe në çmimin e shitjes me pakicë të gazit natyror për vitin e kaluar. Çmimi mesatar i tarifës për transferim për sistemin e gazit natyror për vitin 2019 ka qenë 1,27 denarë për mn3, ndërsa çmimi i shërbimit për distribuim prej 2,71 deri 3.00 denarë për një mn3 (metër kub normal).

“Sa është çmimi i importit të gazit, varet nga marrëveshja midis tregtarëve, kryesisht “Maktpetroll”, me “Gazprom”-in rus, i cili është furnizuesi i jashtëm kryesor i këtij energjensi në Maqedoni. Çmimi nuk është i rregulluar nga shteti, por tash më viti i pestë me radhë formohet lirshëm në treg. Maqedoni në këtë aspekt e ka ndjekur shembullin e më shumë vendeve të rajonit dhe më gjerë. Kështu, Komisioni Rregullator për energjetikë, 5 vite nuk merr pjesë në formimin e çmimeve të shitjes, por vetëm i përcakton tarifat për transferim dhe për distribuim të gazit natyror dhe ndan licenca për kryerje të veprimtarive nga fusha e gazit natyror, në pajtim me Ligjin për energjetikë”, sqaron Bundaleski.

Për shkak të faktit që gazi është energjens që gjendet në bursë, partnerët kryesor, prodhuesit dhe importuesit, e përcaktojnë çmimin në çdo tre muaj, ndërsa ajo formohet sipas formulës së veçantë që është e përkufizuar në marrëveshjet e tyre. Në formulën merren parasysh mesatarja e çmimeve të bursës së derivateve të caktuara të naftës nga periudha paraprake nëntëmujore gjatë vitit, si dhe lëvizja e kursit të dollarit ndaj denarit. Ndikimin më të madh në çmimin përfundimtar të gazit e përcaktojnë sasitë e gazit natyror të cilat blihen. Në këtë çmim që e paguajnë të gjithë shfrytëzuesit e tregut me gaz natyror, janë përfshirë edhe tarifat për transferim dhe distribuim, si dhe marzhat përkatëse për furnizim.

Lartësia e çmimit përfundimtar të gazit varet nga më tepër faktor, ndërsa më së shumti nga ajo çfarë është çmimi i derivateve të caktuara të naftës, në bursë, kursi i denarit në raport me dollarin, sasitë që blihen dhe konkurrenca e tregut. Sa më tepër kompani – furnizues ka në treg dhe sa më tepër janë në lojë edhe shitës tjerë të gazit nga jashtë vendit, aq më tepër do të bie edhe çmimi në treg. Maqedonia ka treg të vogël të gazit natyror, me konkurrencë të vogël, me një koneksion dhe një burim, për çka nuk ka kushte për zvogëlim të konsiderueshëm të çmimit të gazit natyror, theksojnë nga KRrE.

“Sa më pak blihet, aq më i lartë është çmimi dhe anasjelltas. Donë të thotë, nëse rritet kërkesa, përkatësisht nëse në treg paraqiten më tepër konsumatorë, kjo automatikisht donë të thotë që mund të vjen deri në zvogëlim të çmimit importues të këtij energjie. Prandaj Maqedonia,, si konsumator relativisht i vogël i gazit, në krahasim me vendet fqinjë, kurse veçanërisht ato evropiane, paguan çmim më të lartë importimi të gazit. Çmimi momental në treg është rreth 300 dollarë për 1,000 metra kub gaz. Vitin e kaluar kemi importuar gjithsej 295 milionë metër kub gaz, nga të cilët për nevojat e distribucioneve janë distribuuar rreth 6 milionë metra kub gaz natyror. Duhet të përmendet që ka rritje në konsum. Për shembull, para 10 viteve Maqedonia ka harxhuar rreth 100 milionë metra kub gaz natyror, ndërsa viti 2019 konsiderohet si vit rekord në konsum, kur janë harxhuar rreth 295 milionë 3mn”, thotë Bundaleski.

Nga fusha e gazit natyror, në periudhën nga viti 2004 deri 2019 gjithsej janë lëshuar 43 licenca, nga të cilat aktive janë rreth 12, kurse vitin e kaluar janë lëshuar gjithsej 2 licenca.

Kompanitë në rajonin e Shkupit janë pothuaj të gjitha të gazifikuara, ndërsa gazi kryesisht përdoret në prodhimtari. Si konsumatorët më të mëdhenj janë ТЕ-ТО dhe ZZHTI-të para se gjithash, dy më të mëdhenjtë në Bunarxhik, si dhe ato në Kumanovë dhe në Strumicë, ku janë ndërtuar sisteme për distribuim.

Raporti i fundit i KRrE-së tregon që në vitin 2018 në rrjetin distributiv të DTIRZ-së Shkup, “Kumanovo gas” dhe “Strumica gas”, ka pasur numër të përgjithshëm të konsumatorëve 382, por këto shifra ndryshohen nga viti në vit, varësisht prej asaj sa ka kompani të reja dhe ekonomi të reja shtëpiake. Konsumatorët më të mëdhenj të gazit janë prodhuesit e energjisë elektrike dhe termike dhe ngrohtoret, të cilat gjatë vitit 2019 marrin pjesë me 81 përqind në konsumin e përgjithshëm përfundimtar. Pas tyre janë kompanitë, më së shumti nga industria e metalurgjisë.

Maqedonia është tërësisht e varur nga importi i gazit dhe është e lidhur vetëm me një gazsjellës kryesor. Tërë sasia importohet nga Rusia, nëpërmjet korridorit 8 ndërkombëtar, prej Ukraine, Moldavia, Rumania dhe Bullgarie. Gypi i gazsjellësit fillon prej në Deve Bair dhe nëpërmjet Kriva Pallankës, Kratovës dhe Kumanovës përfundon në Shkup, në gjatësi prej 98,197 kilometrave. Kapaciteti i përgjithshëm i sistemit për transfer të gazit natyror është 800 milionë metra kub në vit, me presion pune prej 54 bare, me diametër të përçuesit magjistral prej 530 milimetra. Kapaciteti mund të rritet deri në 1,200 milionë 3mn, me ndërtim të stacionit për kompresion të pjesës së parë të gazsjellësit magjistral, qarkullimi maksimal i të cilët është 180.000 metra kub gaz për orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button