Henri Çili me pranga në duar në gjykatë, prokuroria kërkoi arrest me burg

Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policia, botuesi dhe gazetari Henri Çili ka hyrë në gjykatën e Përmetit ku do të njihet me masën e sigurisë, transmeton OraNews.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 27 meshkujt e ndaluar gjatë operacionit dhe detyrim për paraqitje për dy gratë e ndaluara.

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Shtyrja e seances per 1 ore- Fillimisht seanca për Henri Çilin dhe 29 personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Mezhgorani” u shty rreth 1 orë.

Shkak u bë konflikti i interesit mes gjykatësit dhe një prej të arrestuarve me të cilin ka njohje personale, pasi ishin shokë klase.

Por përsëri gjyqtar i çështjes qëndroi Dritan Hasani, pasi është vlerësuar që nuk ka konflikt interesi.

Ai tha vet në nisje të seancës se kishte qenë shokë klase me Betim Shkupin, administratorin e pronave të Henri Çilit, pronar i UET-së.

Nga ana tjetër, nuk është dhënë ende masa e sigurise për Betim Shkupin.  Ai do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.

Çili ka mohuar akuzat – Një ditë më parë Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këta të ngritura nga prokuroria e Përmetit.

Para oficerëve të policisë gjyqësore, Çili është shprehur se akuzat janë të manipuluara dhe se provat do ti paraqesë në momentin e duhur.

Prokuroria thotë se kunati i gazetarit, Gazmir Ajdini, ka patur rol kyç në bisedimet mes babait të dy të dy vëllezërve nga Lazarati, Arbion dhe Alban Aliko, shtetasi Adil Aliko.

Në një prej dokumenteve të organit të akuzës deklarohet se kunati i gazetarit, së bashku me avokatin Ilir Korbi, dhe 3 persona të tjerë kanë marrë shumën prej 30 mijë eurosh, e cila i është dorëzuar Çilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button