Kantieri i ndërtimit “Beko” katër ditë pa gardh mbrojtës pasi e ka bartur era, nuk ka dënim nga komuna

Kantieri i ndërtimit të TCC “Plaza”, ish-qendra tregtare “Beko” në qendër të Shkupit, është plotësisht e hapur, pa gardh  mbrojtës. Nga era e fortë që shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës, gardhi prej teneqes me të cilin ishte e rrethuar dhe e mbrojtur vrima në vendin e ndërtimit është rrënuar, transmeton SDK.

Ndonëse kanë kaluar katër ditë nga stuhia, pronari i ndërtesës ende nuk e ka mbrojtur hapësirën, kështu që vrima është e hapur mu afër rrugës Dame Gruev. Rruga për këmbësorë që çon kah sheshin VMRO është i bllokuar me teneqe të mëdha, copa guri, shufra dhe materiale tjera ndërtimore.

Kryetari i Komunës së Qendër Sasha Bogdanoviq thotë se inspektori komunal ka dalë të enjten dhe e ka ngarkuar pronarin e objektit që menjëherë të vendosë mbrojtje për hapësirën.

“Nëse nuk veprohet kështu, inspektorët tanë do të kthehen në kontroll dhe investitori i këtij objekti do të sanksionohet,” thotë Bogdanoviq.

Pronari i objektit TC Plaza e rrënoi gardhin dy vjet më parë, pasi nga udhëheqësia e mëparshme e Komunës Qendër kishte marrë leje për mbindërtim të objektit. Por në fillim të punës ndërtimore i lanë thënë që themelet e ndërtesës ekzistues nuk do të përballojnë mbindërtimin, prandaj ai e rrënoi objektin, për të ndërtuar objekt  të ri aty.

Por, pasi Komuna Qendër e miratoi moratoriumin për ndërtime, investitorit nuk iu lejua të ndërtojë dhe nuk mori leje ndërtimi. Sidoqoftë, në maj të vitit të kaluar ai filloi punën e ndërtimit, madje u vendos edhe një pllakë e dytë dhe u vendos armaturë dhe shtylla bartëse. Pas shkrimeve të SAKAMDAKAZHAM.MK Komuna Qendër në qershor 2019 dorëzoi vendim për ndalimin e ndërtimeve.

Banorët e afërt thonë se investuesi nuk po e respekton ndalimin për ndërtim dhe se punimet e ndërtimit po zhvillohen vazhdimisht në këtë zonë.

Lartësia e ndërtesës do të dihet kur të përfundojë plani i ri i detajuar urbanistik, por ata sigurojnë vazhdimisht se nuk do të lejohet lartësi më e madhe se e mëparshmja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button