Meçi i tretë Wilder-Fury zhvillohet në korrik

Meçi i tretë mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt do të ndodhë këtë verë, sipas promotorit Bob Arum, transmeton Koha.net.

Dy boksierët u përballën për herë të parë më 2018 duke barazuar teksa javën e shkuar Fury arriti të fitonte në raundin e shtatë për të marrë titullin e botës në WBC nga Wilderi.

Amerikani ka 30 ditë afat për të aktivizuar klauzolën për rimeç me britanikun, dhe promoteri i Furyt në Amerikë, ka thënë se “është njoftuar zyrtarisht” nga ekipi i Wilderit se kjo do të ndodhë.

Në një deklaratë për “Ringside Reporter”, Arum ka thënë se meçi i tretë do të bëhet para Lojërave Olimpike – në muajin korrik.

Të enjten, promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se po zhvillohen bisedime për unifikim të titujve të botës, për një meç mes garuesit të tij dhe Furyt. Por nëse aktivizohet klauzola nga Wilderi, britaniku Joshua, që mban tre tituj bote, do të përballet në qershor me Kubrat Pulevin për titullin IBF. Madje Arum ka thënë se është i bindur që Pulev do ta nokautojë Joshuan sikurse Fury që bëri me Wilderin.

“Do të shoh një meç Pulev/Fury për të unifikuar brezat në fund të vitit”, ka thënë ai.

Wilderi, të shtunën, premtoi se do të rikthehet fuqishëm pas humbjes në Las Vegas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button