Osmani: Jemi absolutisht të bindur se kjo do të jetë një prej fitoreve më të mëdha të BDI-së

Bujar Osmani, zëdhënësi i Shtabit qendror zgjedhor theksoi se BDI-ja do të të jetë fituese e sigurt te shqiptarët në zgjedhjet e 12 prillit, transmeton Portalb.mk.

Osmani shprehet se qytetarët e kanë të qartë se BDI është parti e cila ka rezultate, ka vizion dhe konsistencë.

“Tani jemi të fokusuar të komunikojmë me qytetarët dhe ta marrim mbështetjen e tyre. Çështja e koalicioneve po bëhet temë e bisedimeve pas zgjedhjeve, pasi qytetarët do të vendosin se kush ka të drejtë të formojë koalicion”, tha Osmani.

Sipas tij, fitorja do të jetë më e larta deri më tani.

“Jemi absolutisht të bindur se kjo do të jetë një prej fitoreve më të mëdha të BDI-së”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button