Çfarë duhet të konsumoni kur keni probleme me zorrët

Sipas një studimi në Shkencën e Ushqimit dhe Mirëqenien e Njeriut, hudhra ndikon në rritjen e bakterieve ‘shoqërore’ në zorrë dhe parandalon rritjen në të njëjtën kohë të bakterieve që shkaktojnë sëmundje, transmeton Class.

Hudhra është e pasur në mënyrë natyrale me një lloj karbohidrati që ushqen bakteriet e mira në sistemin tuaj tretës. Ajo shërben si furnizues për këto bakterie që ta bëjnë punën e tyre më mirë.

Gjithashtu, hudhra është e njohur për vetitë e saj antioksiduese dhe antikancerogjene, dhe mund të parandalojë sëmundjet e zemrës.
Në mënyrë që vlerat e hudhrës të mos zbehen, provoni ta përfshini atë në një tost ose në sallatë, në vend që ta gatuani.

Bëni kujdes me sasinë, pasi nëse e konsumoni shumë ajo mund të ketë efekt të kundërt, prandaj niseni me pak. Për më tepër, nëse vuani nga sindroma e zorrëve të irrituara, bëni mirë të konsultohuni me mjekun, pasi studimet thonë se eliminimi i saj mund të ndihmojë që të pastroheni nga këto probleme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button