Marotta për shtyrjen e Juve-Inter: Shëndeti prioritet, por kjo situatë duhej menaxhuar ndryshe!

Menjëherë pas shtyrjes së derbit të Italisë, Juventus-Inter dhe 4 sfidave të tjera të javës së 26-të të Serie A, Beppe Marotta administratori i deleguar i Interit ka folur për vendimin e ligës italiane të futbollit  duke nënvizuar se nuk është plotësisht dakord me zgjedhje e tyre, transmeton TopChannel.

“Vendimi është marrë nga liga italiane e futbollit. Si qytetar mendoj që situata është emergjente dhe duhet të kemi respekt dhe përkujdesje maksimale ndaj shëndetit. Por si drejtues jam i shqetësuar sepse nëse kjo gjendje për të mbajtur stadiumet me dyer do të vazhdojë deri në 8 mars, atëherë si do t’i menaxhojmë sfidat Inter-Sassuolo dhe Atalanta-Lazio, duhet përdorur i njëjti kriter dhe të shtyhen edhe ato sfida. Mendoj që kjo situatë duhej menaxhuar më mirë”, fjalë këto të Beppe Marottas që duhet të venë në vesh të ligës italiane të futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button