Samaras: Nimetz në janar në Athinë me propozim për emrin

“Kishte zhvillim shumë pozitiv të ngjarjeve”, deklaroi Samaras. “Për herë të parë Këshilli Evropian njëzëshëm vendosi se zgjidhja e problemit me emrin është parakusht për fillimin e negociatave aderuese”, shtoi ai.

Sipas gazetës, Samaras theksoi se “porosia deri te Shkupi është e qartë. Ata duhet marrë hapa të duhura për të tejkaluar këtë dallim. Ekzistojnë dy butonë për për hapur derën. Ata e kanë njërën, ndërsa tjetrën Evropa”.

“Katimerini” paralajmëron vizitën e ndërmjetësuesit të KB-ve në javën e dytë të janarit. Duke iu referuar burimeve, gazeta pohon se propozimi i ri i Matthew Nimetz nuk do të jetë më ndryshe se ai i korrikut të vitit 2009 – “Republika e Maqedonisë Veriore”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button