Vodhi 5800 ulëse biçikletash për një arsye interesante

Policia e Osakës në Japoni ka sekuestruar rreth 5800 ulëse biçikletash, ndërsa në pranga është vënë një shofer kamioni, i cili akuzohet për vjedhje, transmeton OraNews.

Hiroaki Suda, 57 vjeç, u arrestua në 13 shkurt pasi një kamerë sigurie e kapi duke vjedhur dy ulëse biçikletash me vlerë afërsisht 8,000 ¥. Ndërsa në 29 dhe 30 nëntor në një stacion treni dhe një parking për biçikleta në Higashiosaka.

Suda ka pranuar akuzat, ndërsa policia e citoi atë të Premten të thoshte, “Unë fillova të vidhja ulëset e biçikletave rreth 25 vjet më parë në Tokio dhe Osaka për të lehtësuar stresin në punë dhe gradualisht, mbledhja e tyre doli të ishte argëtuese.”

Policia u befasua kur kapi ulëset e biçikletave dhe dyshon se Suda i vodhi ata ndërsa po udhëtonte nga qyteti në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button