Shkëndija, Shkupi dhe Renova sot luajnë pa tifozë

Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) ka vendosur që ndeshjet në kuadër të Ligës së parë dhe të dytë të kampionatit deri më 6 mars të luhen pa tifozë, si masë preventive kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Pas marrjes së rekomandimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë deri te gjithë institucionet, ndeshjet në periudhën deri më 6 mars 2020, të luhen pa praninë e publikut. FFM zyrtarisht vendos që gjithë ndeshjet e javës së 21-të të Ligës së parë të futbollit dhe javës së 15-të të Ligës së dytë të futbollit – Lindje dhe Perëndim, të luhen pa praninë e publikut”, bëjnë të ditur nga FFM-ja.

Sot, në kuadër të javës së 21-të, do të luhen këto ndeshje:

Shkupi – Renova

Shkëndija – Makedonia Gj.P.

Akademija Pandev – Borec

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:00.

Në kuadër të kësaj jave, dje ekipi Struga Trim&Lum arriti të fiton një pikë në Strugë pas një barazimi pa gola kundër Sileksit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button