City e paguan 23 mijë euro në ditë një avokat për ta fituar rastin ndaj UEFA-s

Raportohet se Manchester City ka punësuar avokatin, i cili dy herë kishte bllokuar Brexitin, që të fitojë rastin në gjykatë për dënimin dy vjeçar nga UEFA.

Mirror raporton se avokati David Pannick është punësuar nga City, që do ta paguajnë atë 20 mijë funta në ditë (mbi 23 mijë euro), transmeton Koha.net.

Javë më parë kampioni anglez është dënuar nga UEFA me dy vjet përjashtim nga garat evropiane për shkak të thyerjes së rregullave të “fair play” financiar.

E gjithashtu City është gjobitur me 30 milionë euro. Derisa një dënim i tillë pritet që t’i kushtojë edhe më humbjen e rreth 200 milionë eurove nga të hyrat prej të drejtave televizive.

SunSport gjithashtu ka raportuar se pronari i klubit Sheikh Mansour bin Zayed al-Nahyan është i gatshëm të shpenzojë rreth 35 milionë euro në avokatë në dhjetë vitet e ardhshme për të paditur UEFA-n.

E tani me punësimin e avokatit Pannick shpresojnë se do të mund të garojnë në Ligën Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Pannick kishte përfaqësuar dy herë aktivisten Gina Miller kundër Brexitit.

Më 2016, ai me sukses kishte ndalur ish-kryeministren Theresa May që ta largonte Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian pa pëlqimin parlamentar.

E 63 vjeçari gjithashtu kishte triumfuar në shtatorin e vitit të kaluar kur Miller e çoi një çështje në Gjykatën Supreme të Britanisë së Madhe, duke deklaruar se kryeministri Boris Johnson i kishte dhënë Mbretëreshës këshilla të jashtëligjshme, në mënyrë që të shtynte një afat në parlament.

Kujtojmë se Manchester City e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për të anuluar këtë dënim të UEFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button