Karakteristikat e Citroenit të vogël elektrik

Prodhuesi i njohur francez i automjeteve, Citoren, dëshiron që Evropa të ndryshojë mënyrën e të menduarit rreth pronarëve të automjeteve. Jo me një koncept veturë, por me diçka që vjen në botën reale. Emri i tij është “Ami”.

Citroen Ami do të debutonte në panairin e Gjenevës, i cili ishte planifikuar që të mbahej javën e ardhshme, por fatkeqësisht ai është anuluar për shkak të koronavirusit.

Gjithashtu, prodhuesi francez bën të ditur se këtë veturë të vogël mund ta marrë me qira, për rreth 20 euro në muaj, edhe një 14-vjeçar, së paku në shtetin e Citroenit, Francë, shkruan cnet.

Citroeni, po ashtu, thotë se nuk kërkohet as patentë shoferi për Amin, pasi që është i klasifikuar si një veturë e vogël elektrike saqë edhe një fëmijë 14-vjeçar mund ta vozisë në Francë, transmeton Koha.net. Kjo moshë është e ndryshme në të gjithë Evropën, por megjithatë, prodhuesi francez e cilëson këtë veturë të vogël si të përshtatshme për të gjithë.

Ami do të shitet në dyqanet me të cilat Citroeni ka partneritet, ndërsa për blerësit online ajo do të organizojë dërgesën e kësaj veture të vogël elektrike deri në shtëpitë e tyre për 6,000 euro.

Citroen Ami lehtësisht mund të krahasohet me 2CV, modelin që filloi industrinë franceze të automobilave. Në fakt, emri “Ami” vjen nga 2CV, i cili solli versionin e vet Ami mes viteve 1961 dhe 1978.

Gjithashtu, Ami i ri, i cili pritet të bëjë revolucion, është i gjatë 2.4 metra dhe i gjerë 1.4 metra, si dhe vjen me baterinë litium-jon me kapacitet prej 5.5 kWh, kështu duke e bërë këtë veturë të vogël që me një mbushje të mund të kalojë deri në 70 kilometra. Po ashtu, sipas standardeve evropiane, bateria e tij mund të mbushet brenda 3 orë.

Nuk është konkurrent i veturave të Teslas, por Ami është i dedikuar për distanca të shkurtra.

Sa i përket enterierit, Ami ka hapësirë për dy persona të ulur krah për krah dhe një bagazh të mjaftueshëm.

Blerësit, po ashtu, mund të zgjedhin ngjyrën e eksterierit dhe të rrotave sipas dëshirës dhe dy paketa shtesë për ta bërë këtë Citroen Ami EV të duket më sportiv.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button