Shkencëtari: Ndryshmet klimatike po shtyjnë arinjtë polarë drejt kanibalizmit, meshkujt e mëdhenj sulmojnë femrat me këlyshë

Një shkencëtar rus ka thënë se fundmi se aktiviteti i njerëzve dhe ndryshimet klimatike që vijnë prej tij po shtyjnë arinjtë polarë drejt kanibalizmit.

Shpimet e naftës dhe të karburanteve të tjera fosile, afrimi i industrive drejt habitatit të kafshëve janë mes arsyeve që arinjtë polarë dhe kafshë të tjera të Arktikut po hanë njëra-tjetrën, transmeton TCH.

Ato po detyrohen të zhvendosen nga zonat tradicionale të gjuetisë në tokë prej mungesës së ushqimit.

Aleksander Mordvintsev thotë se rritja e numrit të incidenteve të kanibalizmit vjen nga afrii i aktivitetit njerëzor në ‘shtëpinë’ e arinjve polarë teksa terrenet e tyre të gjyetis epo shndërrohen gjithnjë e më shumë në impjante të kërkimit të naftës e gazit.

“Gjirtri i Ob ka qenë gjithmonë një terren gjuetie për arinjtë polarë, por tani gjatë gjithë vitit akulli është i thyer”, thotë ai për zonën e gadishullit Yamal.

Një tjetër shkencëtar rus Vladimir Sokolov, i cili ka drejtuar shumë ekspedita në Arktik, thotë se këtë vit arinjtë polarë janë prekur më shumë nga i pazakontë i ngrohtë në ishujt veriorë Spitsbergen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button