Koronavirus–pa panik, ndiqni rekomandimet relevante

Pas pacientit të parë me koronavirusin, sjellja e njerëzve rezulton me shqetësim të madh. Njohësit e rrethanave thonë që frika nuk është asgjë e re për shkak se bëhet fjalë për shëndetin. Mirëpo ata thonë që paniku mund të çon deri në vetëizolim. Me rëndësi është edhe mediat të edukojnë, ndërsa portalet të mos përhapin panik.

Paniku te njerëzit nga koronavirusi nuk është asgjë e re, gjithandej botës si dhe te ne edhe njerëzit reagojnë të frikësuar për shkak se bëhet fjalë për shëndetin e tyre, thonë sociologët.

Pas regjistrimit të rastit të pare të pacientit të infektuar në Maqedoni prej para dy ditëve, sjellja e njerëzve aludon në shqetësim të madh ashtu që pjesë e tyre veç më janë duke i zbrazur raftet në supermarketet dhe nxjerrin karroca të mbushura me miell, zejtin dhe kanaçe.

Në të njëjtën kohë, në barnatoret është e vështirë të gjenden maska mbrojtëse, kurse çmimi i tyre është disa herë më i madh prej para një jave, megjithëse autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar që maskat nuk mbrojnë nga përhapja e virusit, transmeton REL.

Ashtu siç intensifikohet frika te qytetarët, në disa portale, kurse veçanërisht në rrjetet sociale paraqiten edhe lajme të rrejshme ose tekste me doze senzacionalizmit, por edhe jo etike me çka në mënyrë plotësuese krijohet habi te njerëzit, thonë ata që janë mirë të informuar.

Profesori universitar Gjorgi Tonovski thotë që shkaqet për shqetësim te njerëzit janë në natyrën e njeriut, megjithatë ai thekson që është keq që ka abuzim të profesionit të gazetarisë, ndërsa problem është edhe që qytetarët edhe përkrah këshillave të mjekëve reagojnë sipas bindjes së tyre.

“Korona virusi e ka shkretuar plotësisht mendimin publik. Në këtë moment jemi dëshmitar të sjelljeve të pazakonshme të cilat më rrallë i shohim në publik. Por, bëhet fjalë për qasje ndaj një gjëje që duhet të shkaktojë shqetësim të vogël për shkak se bëhet fjalë për shëndet. Ne themi shëndet, e më pas gjithçka tjetër, thotë Tonovski i cili shton:

Korona virusi është paraqitur si diçka e re, ajo frikë nga e panjohura është imanente në natyrën e njeriut, por frika gjithashtu buron nga ajo që vjen me korona virusin, ato janë ato skena paniku që i shohim nëpër botë, veçanërisht në Kinë dhe kjo normalisht shkakton frikë edhe te ne”, thotë Tonovski.

Nëse respektohen këshillat e mjekësisë, paniku do të jetë më i vogël

Në disa ditët e fundit pres konferencat e autoriteteve shëndetësore janë të vërshuara me pyetje të gazetarëve të cilët kërkojnë informata për gjendjen me virusin në Maqedoni.

Profesori Tonovski, i cili është sociolog, thotë se është mirë që autoritetet shëndetësore për çdo ditë i drejtohen publikut dhe sqarojnë se çfarë është natyra e virusit dhe si mund të mbrohen njerëzit. Mirëpo, ai thotë që vërehet dukuri edhe e mosrespektimit të informative të opinionit mjekësor dhe atë sipas tij krijon panik më të madh.

“Mjekët i rekomandojnë mënyrat e zakonshme për mbrojtje nga lloji i kollitjes në pecetë dhe larje të përditshëm të duarve, etj, por secili nga njerëzit kërkon mënyrë si të mbrohet dhe të shpëtojë pasoja eventuale, kurse kjo më në fund shpie drejt dukurisë së vetëizolimit të njerëzve” thotë profesori Tonovski.

Në ndërkohë ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe sot ka propozuar që së paku një javë të ndalohen tubimet masive publike, pavarësisht nëse organizohen në hapësira të çelura apo të mbyllura, si ngjarje sportive por edhe karnavalet që planifikuar të mbahen në Strumicë dhe Prilep, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Ne si Ministri e shëndetësisë propozojmë kjo masë të vlejë së paku një javë, me mundësi që në çdo moment të miratohet edhe masë tjetër varësisht nga ajo si do të zhvillohet situata me ngjarjet në rajon”, ka thënë në konferencën e sotme për shtyp ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe.

Propozimi jonë, ka shtuar Filipçe është të ndalohen të gjitha tubimet publike ku ka numër të madh të njerëzve, qofshin në hapësira të mbyllura ose të hapura.

Për momentin i vetmi rast i personit të infektuar me koronavirusin mbetet pacientja tash më e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup, e cila me furgon ka ardhur prej në Milano. Pacientja, ka thënë Filipçe, ndihet mirë dhe sipas mjekëve tash më hyn në fazën e rikuperimit.

Mediat duhet të edukojnë për virusin e jo të përhapin panik

Ekspertët apelojnë se për momentin është veçanërisht e rëndësishme edhe mediat të kenë rol edukativ të bazuar në fakte, por që, në disa portale e veçanërisht në disa nga rrjetet sociale, për fat të keq paraqiten edhe tekste dhe informata të cilat nënkuptojnë keqpërdorim të  profesionit. Komunikologu Sefer Tahiri thekson që në situatë të këtillë fatkeqësie, mediat duhet të jenë shumë të kujdesshme, e jo të përhapin panik ose lajme të rreme.

“Në disa portale mund të shihen video në të cilat janë paraqitur njerëz të cilët bien në tokë si pasojë e koronavirusit. E ashtuquajtura klik gazetari e këtillë duhet të përfundojë. Kjo mund të ketë ndikim shumë negativ mbi qytetarët dhe përhapje të panikut. Nga njohja e pamjaftueshme e pasojave të cilat mund t’i ketë virusi mund të ndodhin efekte të ndryshme tek qytetarët, njëri është situate me konsum nëpër dyqanet por edhe mund të bllokohet jeta e përditshme dhe qytetarët të rrinë në shtëpi” thotë Tahiri i cili thekson:

“Misioni i mediave është kur ka fatkeqësi t’i qetësojnë qytetarët. Më së miri është ta respektojnë kodin për gazetarë dhe të përmbahen nga raportimi me sensacionalizëm dhe t’u përmbahen fakteve. Ata duhet të kenë rol edukativ për shkak se bëhet fjalë për virus i cili mund të përhapet. Kurse roli i tyre duhet të jetë në atë drejtim t’i edukojë si të zvogëlohet rreziku nga përhapja e sëmundjes”, ka porositur Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button