fbpx

Android fiton luftën ndaj Apple

Kryesuesi i Google, thotë se dominimi i Android kundrejt Apple, duket ngjashëm sikurse beteja e Microsoft kundër Apple 20 vite më parë.

Eric Schmidt thotë se beteja mes rivalëve, Android dhe iOS, tashmë ka mbaruar dhe se ekipi i tij tashmë e ka fituar garën, pasi që platforma e Google mban më shumë se 51 për qind të tregut të telefonave të mençur mobil.

Sipas raportit të IDC-së për tremujorin e fundit, dërgesat e Android kanë arritur në 75 për qind, krahasuar me 14.9 sa kishte Apple.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Android kishte 57.5 për qind të dërgesave, krahasuar me Apple e cila mbante 13.8 për qind./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button