RMV është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që planifikon të anulojë përdorimin e thëngjillit

Qeveria e Maqedonisë në fillim të shkurtit e miratoi Strategjinë për zhvillim energjetik deri në vitin 2040 dhe me atë u bë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor e shqyrton anulimin e përdorimit të thëngjillit para vitit 2030, ka bërë të ditur organizata joqeveritare “Benkuoç” (Bankwatch).

Dy skenarë nga kjo Strategji parashohin anulim të përdorimit të thëngjillit deri në vitin 2025, ndërsa i treti e prolongon mbylljen e termocentralit për linjit në Manastir, deri në vitin 2040.

Vendimi përfundimtar për atë cili skenar do të pranohet, duhet të miratohet më vonë gjatë këtij viti, thekson “Benkuoç”, transmeton Meta.mk.

Nga linjiti, siç përkujton “Benkuoç”, vitet e fundit fitohet gjysma e prodhimtarisë së përgjithshme e rrymës në Maqedoni, por gjatë kësaj ka probleme të vazhdueshme me ndotjen e ajrit. Strategjia, gjithashtu, planifikon rritje të konsiderueshme të përdorimit të energjisë nga Dielli dhe nga era.

Kështu, në vend të minierën e thëngjillit në Osllomej, që pritet të mbyllet së shpejti, planifikohet ndërtim i centraleve solare me fuqi prej 120 megavat.

Operatorët e centraleve solare planifikojnë t’a përdorin të njëjtën infrastrukturë dhe numrin e të punësuarve që janë në termocentrale, thekson “Benkuoç”.

Strategjia e Maqedonisë për zhvillim energjetik deri në vitin 2040 është gjithashtu e para në rajon nga Komuniteti energjetik që i respekton rregullat të cilat i imponon përgatitja e planeve nacionale energjetike dhe klimatike PNEK dhe është në harmoni me pesë dimensione të Unionit Energjetik të BE-së.

Përndryshe, dokumenti shqyrton skenar referent, të matur dhe të gjelbër, ndërsa të gjitha ato parashohin inkorporim të BE ETS, EU Emissions Trading System, vetëm që dallon viti kur kjo do të ndodh dhe emetimi i pritur i CO2.

Katrin Gutman, drejtoresha e fushatës në organizatën “Evropa përtej thëngjillit”, (Europe Beyond Coal), ka thënë që Qeveria e Maqedonisë qartë e ka kuptuar që ka ardhur fundi i përdorimit të thëngjillit ashtu që ka ndërmarrë iniciativë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, të ekonomisë dhe klimës.

“Ardhmëria e Evropës është në ndërprerjen e përshpejtuar të përdorimit të thëngjillit. Fqinjët e saj ballkanik do të duhet t’i kushtojnë vëmendje, për shkak se ajo është ardhmëria, anulimi i përshpejtuar i përdorimit të thëngjillit”, ka theksuar ajo.

Nevena Smilevska, koordinatore për klimë në organizatën “Ekosvest” (Ekovetëdija), deklaroi që Qeveria ka ndërmarrë hap të guximshëm duke i mundësuar sektorit joqeveritar të inkuadrohet në fazat e hershme të përgatitjes së Strategjisë.

“Është thelbësore që ky sektor tani të punojë me komunitetet lokale për të planifikuar tranzicion të drejtë në rajonet e varura nga qymyri, si Osllomeji dhe Manastiri dhe të sigurohet që askush të mos harrohet,” tha Smilevska.

Davor Pehçevski, bashkëpunëtor për qymyr në rrjetin e EQE të “Benkuoç” mendon se heqja e qymyrit është hap i madh përpara, por duhet të rivlerësohet situata e përgjithshme e energjisë në vend, duke e përfshirë edhe politikën e gazifikimit.

– Nevoja për të ruajtur klimën dhe ekosistemet gjithashtu do të thotë që burimet e rinovueshme të energjisë duhet të jenë energji e qëndrueshme. Kjo kërkon një qasje më të kujdesshme ndaj planeve për hidroenergji” tha ai, duke shtuar se Strategjia sjell mundësi të mëdha për investime në burime të rinovueshme të energjisë, si dhe përgjegjësi për qeveritë në nivel qendror dhe lokal.

Organizata “Benkuoç” ka 16 grupe anëtare në 14 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, në Kaukaz dhe Rusi. Selinë e ka në Pragë, Republika Çeke, ndërsa stafi është i shpërndarë nëpër zyra në të gjithë rajonin, si dhe në Bruksel. Ajo ka bashkëpunim me organizatat partnere nga Afrika në Azinë Qendrore në fushën e monitorimit dhe projekteve të përbashkëta për të promovuar çështje të ndryshme mjedisore. Ekspertiza e tyre ka ndikim në vendimmarrjen përfundimtare në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button