Indeks për siguri globale shëndetësore: Maqedonia e Veriut “mjaft e përgatitur” për luftë me epidemi

Në Indeksin për siguri globale shëndetësore për vitin 2019 të cilin dje presidenti Donalld Tramp e shpalli në konferencën për shtyp për masa në luftën me koronavirusin, duke theksuar që SHBA-të janë të parët në botë për ballafaqim me kriza të llojit biologjik, Maqedonia e Veriut gjendet në grupin e vendeve “mjaft të përgatitura”.

Indeksi, që publikohet një herë në vit nga universiteti Xhon Hopkins në Uashington, përfshin 195 vende të nëpër rajone botërore dhe e paraqet gatishmërinë kolektive ndërkombëtare për luftë me epidemi dhe pandemi nga sëmundje infektive si viruse, transmeton A1on.

Edhe pse presidenti Tramp tregoi që SHBA-të janë më të përgatiturit të përgjigjen ndaj përhapjes së epidemive dhe renditen të parët me 83,5 pikë nga 100 të mundshme, hulumtuesit nga universiteti Xhon Hopkins sugjerojnë që rezultati mesatar në nivel global është 40.2 pikë, ndërsa te vendet me standard të lartë jetësor është 51.9 pikë.

Në aspekt kolektiv, gatishmëria ndërkombëtare për epidemi dhe pandemi është e dobët, theksohet në indeks.

– Siguria nacionale shëndetësore është e dobët në aspektin fundamental në nivel botëror dhe asnjë vend nuk është krejtësisht i përgatitur për epidemi dhe pandemi, ndërkaq secili vend ka boshllëqe të cilat duhet të adresohen. Vendet nuk janë të përgatitura për katastrofë globale të karakterit biologjik, thuhet në raport.

Indeksi e tregon sigurinë shëndetësore dhe potencialin për ballafaqim me epidemi në gjashtë kategori: parandalim, detektim, përgjigje, shëndetësi, rregullime dhe rreziqe. Janë përcaktuar 34 indikatorë dhe 85 nën-indikatorë. Vendet janë ndarë në tre grupe: “më të përgatiturat”, “mjaft të përgatitura” dhe “më së paku të përgatitura”.

Pas SHBA-ve, në vendin e dytë në grupin e vendeve “më të përgatitura” është Britania e Madhe me 77.9 pikë, në të tretin është Holanda me 75.6 pikë. Pas tyre vijojnë Australia, Kanadaja, Tajlandi, Suedia dhe Danimarka të cilat kanë prej 70 deri 75.5 pikë dhe janë në dhjetë vendet e para më të përgatitura për ballafaqim me kriza të llojit biologjik si epidemi dhe pandemi.

Në Ballkan, Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e 90-të në grupin e vendeve “mjaftë të përgatitura” të cilat mund të ballafaqohen me sëmundje infektive dhe epidemi me 39.1 pikë, afër është Bosnja në vendin e 79-të me 42.8 pikë dhe Mali i Zi në vendin e 68-të me 43.7 pikë.

Sipas Indeksit për siguri globale shëndetësore, Greqia është vendi më i përgatitur në rajon për t’u përballur me epidemi dhe gjendet në vendin e 37-të me 53.8 pikë, Kroacia është në vendin e 38 me 53.3 pikë. Pas tyre pasojnë Shqipëria, Turqia dhe Serbia në vendet 39, 40 dhe 41 me 52.9, 52.4 dhe 52.3 pikë sipas radhitjes, të gjitha në grupin e vendeve “mjaft të përgatitura” për t’u përballur me sëmundje infektive dhe epidemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button